1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri e Rukiqi flasin për mundësitë e forcimit të ligjit në fushën komerciale

Në takimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u mbajt diskutim me ekonomistë e zyrtarë ligjorë në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi”.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri tregoi se qëllimi i këtij takimi është të mblidhen mendime dhe rekomandime nga odat ekonomike, shoqatat e bizneseve, dhe profesionistëve të tjerë lidhur me gjendjen aktuale të sundimit të ligjit për bizneset, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam fillu një reformë ndërsektoriale dhe është reforma më e gjerë, më e thellë që është bërë ndonjëherë që është bërë në sektorin e sundimit të ligjit. Është një reformë që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe pjesë e saj janë Ministria e Financave, Këshilli Gjyqësor Prokurorial dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe jemi duke përmbyllë fazën e parë të saj. Qëllimi është ta nxjerrim një strategji ndërsektoriale ku nga korriku do ta fillojmë implementimin e saj”.

“Një ndër shtyllat më të rëndësishme është drejtësia komerciale. Kam pasur një bashkëpunim me USAID-in ku kemi edhe ekspertë që do të angazhohen direkt në këtë shtyllë. Unë e konsideroj të rëndësishme bashkëpunimin dhe rekomandimet e juaja. Para se të mendojmë për investitorët e huaj le të mendojmë për këta që i kemi këtu”.

“A ka nevojë Kosova për një gjykatë komerciale, cilat do të ishin çështjet që duhet të diskutohen në atë gjykatë. Dua t’i dëgjoj mendimet e juve dhe t’i marr me shkrim rekomandimet e juaja, sepse ju jeni ata që ballafaqoheni në baza ditore me këto çështje”.

Ndërkaq, kryetari Berat Rukiqi e pranoi se ka shumë raste të bizneseve që hezitojnë të ecin tutje me punën e tyre për shkaqe ligjore.

“Pajtohem se është nje proces që po tenton me kriju një interaktivitet e të mos marrim modele të gatshme. Deri tash kemi pasë një gjykatë që merret enkas me kontestet. Ky percepsion është gjithandej që domethënë në shumicën e rasteve shumë biznese kane hezitu të ecin tutje për shkaqe ligjore në kuptim të adresimit të asaj çka është materie biznesore e ekonomike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img