Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Djegia e flamurit të Kosovës në veri kaloi me vëzhgim të Qeverisë

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka fajësuar Qeverinë Kurti për mos-reagim lidhur me djegien e flamurit të Kosovës në Zveçan.

Ajo ka thënë se ky veprim ndodhi nën vëzhgimin e Qeverisë.

“Sovran me fjale, vezhgues ne sovranitetin e sigurise – djegja e flamurit te Kosoves ne veri kaloi me vezhgim te qeverise”, ka shkruar ajo.

Gjatë së shtunës në Zveçan është djegur një flamur i Kosovës. Për këtë veprim ka reaguar edhe KFOR-i.

Exit mobile version