13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Dialogu me Beogradin do të vazhdojë pasi të lirohet Haradinaj

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha të martën se dialogu me Beogradin mund të vazhdoj pasi të lirohet dhe kthehet në Kosovë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pasi Kuvendi ta shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve.

Ministrja Tahiri këto komente i bëri pas raportimit në Komisionin për Stabilizim-Asociim, ndërsa shprehu besimin se Haradinaj do të lirohet pasi po mbahet padrejtësisht në Francë.

“Në momentin kur hiqet pezullimi dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdoj t’i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit”, u shpreh Tahiri.

Ministrja shprehu besimin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të lirohet sepse po mbahet padrejtësisht në Francë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img