1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Dialogu i Brukselit ka kontribuar në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ishte folëse në panelin me temën “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë”.
Në fjalën e saj ministrja Edita Tahiri ndër tjerash theksoi se në kuadër të vizionit euroatlantik për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik të shtetit tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar angazhimet serioze në dialogun ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja.
Marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të vendit në fushat ku janë arritur marrëveshjet dhe integrimin në rritje të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës.
Në planin ndërkombëtar, dialogu i Brukselit ka kontribuar për forcimin pozicionit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës gjë e cila dëshmohet me avancime konkrete të agjendës euroatlantike të vendit tonë.
Ministria e Dialogut është angazhuar në veprimtari diplomatike me argumentin se Kosova është palë konstruktive në dialogun e Brukselit se dëshmon përcaktimin për paqe dhe stabilitet e fqinjësi të mirë në rajon dhe Evropë, prandaj duhet të shpërblehet për ardhmërinë e saj euroatlantike. Ky argument është përdorur sidomos me pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat edhe i dhanë mbështetje Kosovës në proceset integruese euroatlantike përmes votimit për MSA-në, votimit të kodit shtetëror telefonik në organizatën e OKB-së për telekom, ITU si, për vendosjen e lidhjeve zyrtare me NATO-n dhe shumë anëtarësime në organizata ndërkombëtare që Kosova i ka arritur gjatë këtij viti.
Si rezultat i dialogut të Brukselit dhe i plotësimit të standardeve të kërkuara evropiane, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në këtë vit, si dhe nisi dialogun zyrtar me BE-në për reformat evropiane që lidhen me MSA-në. Kjo ishte një arritje historike për Kosovën si një proces që filloi më 2011, vetëm pasi Kosova u angazhua në dialogun e Brukselit.
Kosova sivjet arriti të vendos lidhje zyrtare me NATO-n për herë të parë në historinë e vet, që është dëshmi se shteti jonë vlerësohet pranohet si partnere serioze nga bashkësia ndërkombëtare.
Po ashtu, Kosova mori kodin telefonik shtetëror ndërkombëtar nga ITU më 15 dhjetor të këtij viti, për të cilën aplikoi Austria, duke forcuar kështu shtetësinë dhe pavarësinë ndërkombëtare në fushën e telekomit. Rëndësia ndërkombëtare lidhet edhe me faktin se për herë të parë një organizatë e OKB-së është në bashkëpunim zyrtar me shtetin tonë që shënon një fillim të ri në raportet zyrtare me OKB-në.
Dialogu ndihmoi që edhe pesë vendet mosnjohëse ta mbështesin Kosovën për integrimin euroatlantik, ato kanë mbështetur MSA për Kosovën, kanë mbështetur lidhjet zyrtare të Kosovës me NATO si dhe mbështetën edhe kodin telefonik shtetëror për Kosovën e tjera.
Në planin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, dialogu i Brukselit ka ndihmuar në heqjen e pengesave për anëtarësim, prandaj si rezultat Kosova si shtet me të drejta të plota si shtetet tjera është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale. Vetëm gjatë këtij viti, Kosova ka arritur të bëhet anëtare me të drejta të plota në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Konventën Apostille, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Shoqatën Ndërkombëtare të Prokurorëve, Odën Ekonomike Evropiane.
Kosova është pjesë e asamblesë parlamentare të NATO si dhe merr pjesë në takimet e Kartës së Adriatikut A5 për çështjet e sigurisë. Ndërsa që nga viti 2012 kur është arritur Marrëveshja e Brukselit për bashkëpunime rajonale, Kosova është bërë anëtare e të gjitha organizatave relevante rajonale.Kosova është anëtarësuar në gjithë organizatat e rëndësishme ndërkombëtare për sportin përfshirë edhe Komitetin Olimpik botëror, ndërsa pjesëmarrja e parë në lojërat olimpike në Rio 2016 ia solli Kosovës medaljen e parë të artë.
Diplomacia është shfrytëzuar edhe për marrjen e mbështetjes ndërkombëtare për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Bashkëpunim të veçantë kemi zhvilluar me Qeverinë Amerikane dhe ambasadën amerikane në Kosovë, pastaj me Gjermaninë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende tjera.
Qeveria e Kosovës ka bërë të qartë se dialogu i Brukselit duhet të përfundoj me njohjen reciproke mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të tyre në Bashkimin Evropian, rezultat ky që duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.
Dialogu nuk ka qenë i kursyer nga obstruksionet e Serbisë. Ky dialog nuk po mund t’ju shpëtoi edhe ndikimeve të agjendave gjeopolitike që po vijnë nga shtete jo perëndimore e në veçanti nga Rusia e cila është shfaqur shumë agresive në këtë drejtim.
Sido që të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e kanë pranuar këtë dialog për disa arsye. Së pari në çdo proces pas luftës vjen paqja, derisa luftën e bëjmë vet për çlirim e pavarësi, paqen duhet bërë me armikun, e ky nuk është vetëm shembull për Kosovën por me të gjitha vendet që kanë kaluar luftën.
Ne madje jemi inspiruar nga rasti i Gjermanisë dhe Francës pra që kanë pas një luftë mjaft të gjatë por më vonë janë bërë aleatët kryesor prej nga ka lind projekti i Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img