Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot, ku pritet të shqyrtohet në lexim të parë projektligji për buxhetin për vitin 2023.
Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë projektligjin në fjalë.
“Propozoj që ne deputetët ta ndalim në çdo formë këtë buxhet”.
“Nëse nuk largohet neni 9.6 për komunat që iu vidhen të hollat qytetarëve. Nëse nuk rritet buxheti për siguri dhe nëse premtimet elektorale nuk hyjnë në buxhet, ne duhet ta ndalojmë sepse ky projektbuxhet e pengon dhe e varfëron secilin qytetar”, ka thënë ai./Prishtinapress/