14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri demanton: Kurrfarë ekipi për Asociacionin nuk është krijuar në Bruksel

Edita Tahiri, ministre për Dialog, sapo ka demantuar pohimet që lidhen me krijimin e Ekipit Menaxhues të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të theksuara në një komunikatë shtypi që gjatë ditës ky ekip e ka lëshuar, raporton Koha Ditore.

Në një prononcim për ;Kohën Ditore;, Tahiri ka theksuar, mëngjesin e sotëm, Bashkimi Evropian nuk ka lejuar anëtarët e ekipit të futeshin në ndërtesën ku zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi.“Dëshiroj të demantoj lajmet se gjoja Ekipi Menaxhues është krijuar tash dhe të demantoj lajmet që është krijuar nga Presidenti i Kosovës dhe nga Kryeministri i Kosovës, sepse Grupi Menaxhues është formuar në vitin 2013.
Ka qenë lajmi edhe në media, se është formuar me vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, ashtu siç e thotë edhe Marrëveshja e Brukselit, ndërsa tani është bërë zëvendësimi i dy emrave, sepse dy anëtarë kanë qenë Lubomir Mariq që tani është ministër dhe kryetari i Leposaviqit. Kanë qenë anëtarë, por meqë kanë marrë detyrat e reja, pra njëri ministër e tjetri kryetar komune, që nga 2014-a këto dy vende kanë qenë të zbrazëta dhe tani janë zëvendësuar me dy emra të rinj”, i ka thënë gazetës Tahiri, para pak minutash.
“Pra, nuk qëndron lajmi se Grupi Menaxhues është formuar tash, sepse është formuar në 2013-n dhe nuk është krijuar as nga Presidenti e as nga Kryeministri i Kosovës, por nga Ministria e Pushtetit Lokal, e cila tani ka bërë zëvendësimet e emrave”.
Ajo ka folur edhe për vizitën në Bruksel të përbërjes së Ekipit Menaxhues. Ka thënë se, me kërkesë të palës Kosovare, kjo përbërje nuk është lejuar të hyjë në ndërtesën ku është duke u zhvilluar raundi i fundit i dialogut me Serbinë.
“Anëtarët e këtij Grupi Menaxhues kanë udhëtuar në Bruksel dhe unë kam kuptuar nga përfaqësuesit e BE-së se atyre u është ndaluar hyrja në ndërtesën e BE-së, përkatësisht në ndërtesën e Veprimit të Jashtëm të BE-së ku mbahen bisedimet për dialogun. Pra, në ndërtesën ku vepron zonja Mogherini, dhe se ata kanë provuar në mëngjes të hyjnë në këtë ndërtesë, por kanë hasur në pengesa, sepse emrat e tyre dhe fotografitë kanë qenë tek sigurimi dhe nuk u është lejuar hyrja”, ka theksuar ministrja Tahiri, sipas së cilës lajmi lehtë mund të konfirmohet nga Brukseli zyrtar. “Arsyeja pse nuk u është lejuar hyrja është se BE-ja e ka parasysh pozicionin tonë se nuk fillon asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin pa u plotësuar tre kushte, që janë: kodi telefonik, pavarësimi i KOSTT-it dhe heqja e barrikadës. Vetëm kushti i fundit është plotësuar”.
Pak orë më parë, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka lëshuar një komunikatë shtypi, sipas së cilës ai është formuar në Bruksel. sipas komunikatës, vendimin për fillimin e punës së këtij ekipi e ka marrë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img