Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave?

Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria nuk e ka bërë ekzekutimin e pagave për punonjësit publik.

Tahiri ka thënë se kjo e shkelë dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.

“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version