-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë.

Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Prandaj duke theksuar se kanë mbetur më pak se pesë muaj që vendi ynë të zgjedhë qeverisjen për katër vitet e ardhshme, ai bën thirrje për angazhim të qytetarëve në zgjedhje.

“Përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img