Site icon PrishtinaPress

Tahiri aludon se Kurti propozi shtesat për policët për të larguar vëmendjen nga pranimi i Asociacionit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dje pozita ka ikur nga Kuvendi i Kosovës duke refuzuar miratimin e Rezolutës për rritjen e koeficientit, për rritjen e pagës.

Tahiri ka thënë se propozimi i AAK-së s’ka të bëjë vetëm me policët por edhe me mijëra nëpunës të tjerë publik.

Ai ka thënë se shtesat e prezantuara sot nga Qeveria janë një ndarje e kategorive sipas tekeve të kryeministrit Albin Kurti dhe sipas Tahirit një ndarje e tillë nënkupton përçarje dhe diskriminim.

Deputeti i AAK-së aludon që një veprim të tillë Kurti ka mundur ta marrë për ta larguar vëmendjen nga pranimi i propozimit të Asociacionit.

Reagimi i plotë:

Dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi duke refuzuar të miratoj Rezolutën për rritjen e koeficientit, pra rritjen të pagës. Propozimi ynë për rritje ka të bëjë me policët pa dallim, dhe me mijëra nëpunës tjerë publik. Sot Qeveria dhe Kryeministri Kurti gjetën rastin t’i ndajnë shtesat policëve. Unitetin dhe frymën policore, të përkrahur fuqishëm nga uniteti qytetarë në përkrahje të këtij institucioni model, e ndau në kategori sipas tekeve të tij. I diskriminoi, i përqau, i ofendoi me dallimet sipas % kuturu. Ndoshta kjo ka të bëjë me hallin e Kurtit për zhvendosje të vëmendjës nga pranimi i propozimit të Asociacionit.

Është skandaloze që këta njerëz me këtë mendësi të mbrapshtë, me qëllime to ulta, ngatërrojnë pagën me shtesat. Kështu ju duhet në këto momente turbulencash. Janë në zor. A e dinë këta të paaftë, që policëve dhe kategorive tjera ju takojnë shtesat, pavarësisht nivelit të pagës. Kjo dëshmohet edhe me faktin që vendimi i sotshëm i qeverisë vlen edhe retraktivisht. Fiks para 5 vjetëve ishte percaktuar se shtesa maksimale e rrezikshmërisë për policët mund të ishte 210 euro. Nuk vepruan edhe kur i rrezikuan në veri.

Nuk mund të luani me policët, nuk do të luani me nëpunësit civil, edhe pse duke u marrë me presionet ndërkombëtare, të cilat i provokuat për një kohë të gjatë, po shihet se ju ka humbur udha në oborr!

TURP! Qeveri përnjëmend Koti.

Exit mobile version