0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Albin Kurti është vetë, ministrat i janë lodhur me shpirt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth asaj se si e sheh punën e Qeverisë Kurti.

Ai në Klan Kosova ka deklaruar se nuk është duke u bërë puna si duhet nga ministrat e kabinetit të Kurtit, sipas tij, ata janë në gjumë.

“Ne si opozitë nuk mund ta rrëzojmë qeverinë, nuk kemi numra të kuptohemi. Mirëpo, qeveria mund të rrëzohet kur e shohim që nuk mund të shkohet më tej. I kam parë, kam qenë në lloj-lloj situatash, ka momente që duhet të bësh shumë veprime politike për të shkuar më andej”

“Unë e shoh një lodhje serioze të ministrave të kabinetit të Kurtit, janë lodhur me shpirt. Për besë janë lodhur, kur është dalë një ministër i një dikasteri për t’u ballafaquar në media, a e keni parë ndonjë raport me shkrim se kanë kryer punë. Albin Kurti është vetë, ka një gap, një hendek të madh mes gjithë politikës që e bën Kurti dhe mes krejt ministrave të tij”, ka thënë Tahiri, njofton KlanKosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img