Site icon PrishtinaPress

Tahiri: A jeni more në mend, ku i përcakton qeveria çmimet

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër qeverinë për Ligjin e masave të përkohshme për produktet esenciale.

Tahiri e ka pyetur pushtetin nëse janë në mend, pasi askund shteti nuk përcakton çmime.

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës

“Ky ligj do të krijojë mungesë të produkteve, për shkak se intervenimi i shtetit në rregullat e tregut i shtynë ata që kanë produkte, të mos gjenden në supermarkete apo vende ku shiten. Efekti i parë dhe kryesor bie ndesh me nenin 2. A jeni more në mend. Ku e përcakton qeveria marzhën me caktu çmime”, deklaroi Tahiri.

“Do të doja përgjigje nga kryeministri. Jam i bindur se a e kanë lexuar këtë ligj, apo ka ndikuar shumë dialogu që mos me e pa. Nëse e kanë pa këta dy, ky është ligj skandaloz. Bie ndesh me primet kushtetuese, me parimet e tregut të lirë, bie ndesh me secilën dispozitë të nëntë neneve”, tha Tahiri.

“Ky ligj e destabilizon tregun. E obligon shtetin me marrë masa kundërligjshme kundër sektorit privat. Në esencë tek qëllimi, bie ndesh me fjalën kyçe destabilizim. Është ligj që e destabilizon tregun e lirë”, përfundoi ai./Prishtinapress/

Exit mobile version