-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedia në familjen shqiptare, ish- burri vrau gruan pastaj veten! Shkak, xhelozia për lidhjen e re

Alfred Vefa shqiptari që vrau gruan e tij Klodiana Vefa dhe u largua nga vendi i krimit, ka vrarë edhe veten.

Karabinierët kanë gjetur të vdekur në një zonë të izoluar në San Casciano Val di Pesa. Sipas hetuesve, ai ka vrarë veten me armën që përdori edhe për të vrarë nënën e dy fëmijëve.

Shqiptari ishte në kërkim që prej së enjtes, kur qëlloi në kokë Klodianën, ndërsa ajo ndodhej në rrugë jashtë shtëpisë së saj, në Castelfiorentino, një qytet në provincën e Firences. Më herët gruaja kishte marrë tashmë kërcënime nga partneri i saj: “Tido të jesh i imja- ose e askujt tjetër”.

Nga ajo që raportohet në mediat italiane, Klodiana dhe Alfredi po ndaheshin ligjërisht. Mes tyre thuhet se kohët e fundit kishte debate të shumta, me në qendër xhelozinë e ish-bashkëshortit. Viktima kishte filluar një lidhje tjetër dhe këtë ia kishte dekkluar ish bashkëshortit. Një natë më pas Alfred Vefa e vrau.

Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes, pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç.

Çifti kishte dy fëmijë: një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, që të dy dolën me vrap në rrugë pas të shtënave, duke gjetur nënën e tyre në tokë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img