Apple dhe Samsung janë markat më të njohura kur bëhet fjalë për telefona dhe situata është e ngjashme edhe nëse flasim për tabletë.
Linja Galaxy Tab po shitet po aq mirë sa iPad e Apple.
Ndërsa bëhet e ditur se tableti më i fuqishëm Android do të mbërrijë në prill, shkruajnë mediat e huaja.
Oppo Pad 4 Pro i paparalajmëruar pritet të ketë çipin më të fuqishëm të disponueshëm në treg, Qualcomm Snapdragon 8 Elite, i cili do ta vendosë tabletin në vendin e parë për nga performanca.
Në fakt, Oppo Pad 4 Pro do të jetë tableti i parë Android në botë që do të mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 8 Elite.
Thuhet se ai do të prezantohet në prill së bashku me një pajisje tjetër të profilit të lartë, Find X8 Ultra.
Për sa i përket Oppo Pad 4 Pro, asnjë detaj tjetër në lidhje me specifikat e tij nuk është zbuluar përveç çipit.