Site icon PrishtinaPress

“Ta q* nanën plumb në lule të ballit/ Probleme pronësore mes fqinjëve në Fushë Kosovë, njëri nga ta dërgohet në mbajtje

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze.

Një konflikt pronësor ka ndodhur dhe mes dy fqinjëve në rrugën ‘Vëllezërit Majanci’ në Fushë Kosovë, ku përpos mosmarrëveshjeve, situata ka eskaluar edhe në kërcënime serioze.

Disa ari tokë të cilat më parë shfrytëzoheshin nga I dyshuari si rrugë për t’u kyçur në rrugë kryesore, janë bërë mollë sherri mes dy personave të përfshirë.

Viktima e ka njoftuar fqinjin e tij se tashmë atë pjesë dëshiron ta rrethojë, por nuk kishte hasur aspak në mirëkuptim.

61-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar pronarin e pronës duke i thënë se do e marrë revolen e do ia shkrep në ballë.

I frikësuar dhe i shqetësuar nga veprimet e të dyshuarit, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer ngjarjen në tërësi.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për t’u përballur me denoncimin kundër tij.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Exit mobile version