Refki Hajzeri i njohur si “Papi Chulo” i Prishtinës u arrestua të enjten (30 mars) nga Policia. Prej kohësh me veturën e tij BMË ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.
Kënga që ai po dëgjonte ishte “Papi Chulo” nga Ronela Hajati dhe MatoLale. Pas kësaj kënga u bë virale në rrjetet sociale.
Në këtë trend u përfshi edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati e cila veshur në të gjelbër kishte shkruar “Në fakt kjo veshje meriton vetëm këtë këngë”, shkruan Insajderi.
Ndërsa dëgjohej kënga “Papichulo”.
Pas kësaj ka reaguar Refki Hajzeri i cili tha se nuk do ndalet me kaq.
“Ta kam ba këngën hit, por nuk do ndalem me kaq shifemi në ditët në vijim ju përshëndet papichulo”, ka shkruar ai.