Site icon PrishtinaPress

Szunyog viziton qendrat e votimit, bën thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar vendvotimin në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka ftuar qytetarët të dalin në votime.

“Sapo vizitova qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Unë u bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë balotazh, në mënyrë që ata të vendosin se kush do t’i përfaqësojë”, ka shkruar ai.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 21 komuna. Qytetarët e 21 komunave janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votës, ku do të zgjedhin kryetarët që do të qeverisin me komunat përkatëse.

Deri në orën 11:00 sipas KQZ-së, dalja e qytetarëve në votime në këto 21 komuna është 7.22%.

Exit mobile version