1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Szunyog takohet me Sveçlën, flasin për sigurinë dhe planet: BE do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Tomas Szunyog për të biseduar, ndër tjerash, për situatën e sigurisë në Kosovë.

Szunyog shkroi në një postim në “X”, se me Sveçlën diskutuan për planet e këtij viti dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.

“Shkëmbyem pikëpamje sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë”, shkroi ai.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, shtoi Szunyog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img