1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Szunyog për zbatimin e marrëveshjeve: Palët ende pa progres të mjaftueshëm

Në detyrën e tij në Prishtinë, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog për katër vite u angazhua që Kosova dhe Serbia të arrijnë hapa drejt normalizimit.Mirëpo, dialogu që ndërmjetësohet nga blloku evropian nuk i ka arritur pritshmëritë.

Takimi i fundit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk solli asnjë rezultat, kështu që palët vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta.

Pavarësisht se dialogu ka ngecur, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, edhe në ditët e fundit e tij në këtë pozitë, shprehet optimist për të ardhmen e këtij procesi.

”Po jam optimist për të ardhmen e procesit të dialogut, jam i bindur se nëse ka angazhim mund të shkojmë në rrugën e duhur drejt pajtimit. Siç e keni parë gjatë mandatit tim jam angazhuar maksimalisht për këtë çështje sepse është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet”, tha Szunyog për Tëvë1.

Diplomati evropian e ka bërë të qartë se pa normalizim të raporteve as Kosova e as Serbia nuk mund të bëhen pjesë e unionit evropian.

Në të njëjtën kohë ai po kërkon që palët të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve.

”Po e bëj edhe njëherë të qartë se vetëm përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosova dhe Serbia mund t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Pra nëse ju jeni të përkushtuar seriozisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian duhet të angazhoheni më shumë në dialog dhe duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet. Por duhet thënë se deri më tani palët akoma nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjeve”, tha  ai.

Brukseli e konsideron si një arritje të madhe marrëveshjen e Ohrit që palët e arritën në vitin 2023.Szunyogun do ta pasojë, diplomati estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasuar Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img