Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi një grua u vra nga burri i saj në mëngjesin e së martës në Pejë.
Szunyog, mes tjerash thekson se Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar rastet e tjera të kësaj natyre.
“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid”.
“Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: – parandalimin dhe mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës. – hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, shkroi Szunyog në rrjetin e tij social në platformën X.