1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Szunyog: Kosova duhet ta përdorë Raportin për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në përmirësimin e situatës ekonomike.

Pas takimit të mbajtur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian, Szunyog derisa tha se kanë folur për Raportin e fundit për vendin, konsideron se duhet të bëhet rritja e ekonomive në rajon porse edhe të rritet integrimi i ekonomive lokale brenda rajonit. Ndërsa, tha se Kosova duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me 1 janar, ku sipas tij është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritet e Kosovës, por edhe nga BE.

Mes tjerash, ai tha se patën një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit dhe për zhvillimin ekonomik.

“Jam takuar me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane për të diskutuar me ta për pakon e zgjerimit të vitit 2023 dhe i kam informuar në thellësi se çfarë ka në veçanti në dokument, i cili ka të bëjë konkretisht me Kosovën, por edhe për kontekstin e përgjithshëm në të cilin publikohet apo është publikuar kjo paketë zgjerimi më 8 nëntor, si dhe disa iniciativa shtesë nga Komisionet Evropiane të cilat po vijnë së bashku me paketën në kuadër të propozimit për të patur një plan të ri rritjeje i cili është një instrument shtesë për të promovuar integrimin e tregut rajonal dhe integrimin e këtij tregu të përbashkët rajonal me tregun e përbashkët të BE-së. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta lehtësojë këtë dhe të ndihmojë në zbatimin e kësaj nisme, sepse ne besojmë se kjo në fakt mund të përmirësojë situatën ekonomike në të gjithë rajonin dhe gjithashtu mund të përmirësojë aksesin e mallrave nga rajoni dhe shërbimet nga rajoni në tregun e Bashkimit Evropian. Ajo çka ne besojmë është se duhet të bëjmë rritjen e ekonomive në rajon, por edhe të rrisim integrimin e ekonomive lokale brenda rajonit. Pra, kemi pasur një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit, edhe për zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. Pra, ky ishte diskutimi ynë. Vura re gjithashtu se kjo është kohë shumë e rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së dhe Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu kam theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave më 1 janar dhe kjo është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritetet e Kosovës por edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Szunyog.

Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shqetësim mbetet zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin, pasi siç thotë ajo, institucionet kanë shënuar fare pak progres.

Deliu-Kodra tha se në këtë drejtim institucionet kanë ende shumë punë për të bërë.

“Për ne mbesin shqetësim zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin i vitit kaluar dhe institucionet kanë shënuar fare pak progres, për të mos thënë që progresi është i limituar dhe shohim që institucioneve të Kosovës ju mbetet ende shumë punë për të bërë si në çështjet e Kuvendit, ku natyrisht adresohet numri i vogël i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti. Përmendet që Kuvendi ka një shumicë parlamentare, megjithatë mbesin fare pak ligje të votuara në Kuvend dhe sfidat mbesin po ashtu në institucionet tjera, sepse ajo që dihet tashmë është që Kosova vazhdon të jetë në sanksione dhe sfidat që përmend edhe raporti vendit janë të thella si në drejtësi, përmendet që qeveria nuk i ka adresuar shumicën e sfidave të cilat i ka paraparë Raporti i Progresit për Kosovën”, tha Deliu-Kodra.

Ndërsa, shtoi se të gjeturat e këtij raporti do t’i diskutojnë këtë javë në një seancë plenare ku do të flasim detajisht për secilën fushë ku sipas saj qeveria ka dështuar për të zbatuar rekomandimet e dala nga raporti i vendit për Kosovën.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka përmendur disa shqetësime tjera nga ky raport, për të cilat shtoi se krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të mbesin shqetësuese për vendin.

“Nuk ka pas progres në drejtësi, në krim dhe korrupsion dhe nuk ka pas progres në marrëveshjet ndërkombëtare, d.m.th nuk kanë arrit që me pas kalim të projektligjeve. Dhe ka qenë shumë shqetësuese edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat partitë tjera opozitare nuk kanë votuar, ku e si LDK kemi votuar çdo gjë që ka qenë në interes të qytetarëve dhe vazhdojmë t’i votojmë…Mirëpo e keni pa që pozita shumë shpesh thotë se po dërgojnë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Shqetësuese mbetet edhe në Raportin e Progresit, krimi dhe korrupsioni, ku Kosova ende nuk ka prokuror, që 1 vit është duke u diskutuar lidhur me emrat e prokurorit. Shqetësuese mbetet edhe kur ne arenën ndërkombëtare ende na përfaqëson një person siç është Martin Berishaj. Kemi pa se plot anëtar të LVV-së janë me aktakuza, gjithashtu shqetësuese ka mbet edhe Ligji për Administratën publike”, ka thënë Krasniqi./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img