2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Szunyog: Kosova dhe Serbia të de-eskalojnë situatën, s’mund të përballojmë një tjetër konflikt në Evropë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast ka thënë se marrëveshja ndërmjet palëve do të jetë e dobishme për të dyja shtetet.

Ambasadori Szunyog, tha se prioritet i Bashkimit Evropian është de-eskalimi në veri të vendit dhe e konsideroi jetike gjetjen e një zgjidhje për siç tha garantimin e sigurisë për qytetarët.

“Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dobishme edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe është kyçe për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës. E kemi parë muajt e fundit përkeqësim të situatës në veri të Kosovës se si mund të shkaktojë dhunë edhe në tërë rajonin. Prioritet i yni është që të arrijmë de-eskalim dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri dhe për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët dhe zbatim të marrëveshjes për normalizim”, tha Szunyog, teksa shtoi se Evropa nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt, pas asaj në Ukrainë.

“Të dyja, Kosova dhe Serbia pritet të kontribuojnë në bashkëpunim rajonal dhe t’i tejkalojnë të kaluarën. Kemi shumë dhunë në Evropë tashmë dhe nuk mund ta përballojmë një tjetër konflikt tjetër. Strategjia e BE-së ka objektiva për ta zgjeruar dialogun, për ta rritur kontributin e Ballkanit Perëndimor në misionet operacionale të BE-së dhe ta zgjerojë bashkëpunimin në inteligjencë dhe mbrojtje”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img