Site icon PrishtinaPress

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është drejt BE-së, por të vazhdohet me reformat

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova dhe Serbia ende s’kanë filluar të implementojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura.

Derisa theksoi se e ardhmja e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian, ai shtoi se duhet të vazhdojë me reformat.

Kështu u shpreh ai pas dorëzimit të raportit për vendin për vitin 2023 nga Komisioni Evropian.

Szunyog tha se zgjerimi është prej veglave kryesore që ka Bashkimi Evropian.

“Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe përshtatja e vlerave të Kosovës vlerësohet lartë. Mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të afektojë punën e kuvendit. Meqë Kosova mbetet në fazë të hershme të sistemit gjyqësor, duhet edhe më tutje të mbrojë efikasitetin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ekonomia ka demonstruar qëndrueshmëri sa i përket sfidave të fundit. Sa i përket përgatitjeve të përgjithshme duhet të vazhdojnë tutje për hyrje në BE”, tha ai, transmeton KP

Exit mobile version