Site icon PrishtinaPress

Szunyog dorëzon nesër Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nesër do të presë në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim, ambasadori Szunyog do të dorëzojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2023.

Takimi është njoftuar të nisë në ora 17:10, raporton Indeksonline.

Pas përfundimit të takimit, Bislimi dhe Szunyog do të mbajnë konferencë për media./Indeksonline/

Exit mobile version