Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.
Suznyog gjatë diskutimit për Raportin për Kosovën, tha se është i lumtur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se deri më 2024 do të duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinë,
Sipas tij, ky proces lidhet ngushtë edhe me proceset evropiane të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Prishtinapress/