-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Synimet e Albin Kurtit: Vetëvendosje i kërkon 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje i ka prezantuar publikisht pritjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bazuar me një seri postimesh në rrjete sociale nga ministra, deputetë e zyrtarë të VV-së, partia e Albin Kurtit po pret që në zgjedhjet e ardhshme, t’i fitojë 500 mijë vota.

Albulena Haxhiu ka shkruar se 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista Serbe dhe elita e vjetër e korruptuar.

Të njëjtën pritje e ka edhe ‘komisarja’ e partisë në pushtet, Dejona Mihali.

“Ftojmë 500 mijë zemra flakë të kuqe për të ecur para. 500k ❤ Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Mihali.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka shkruar se duhen 500 mijë vota për t’i vazhduar reformat.

Zgjedhjet mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Vetëvendosje ka publikuar edhe listën me kandidatë për deputetë, ku nuk ka fort ndryshime nga ajo e kaluara.

Në anën tjetër, pikërisht në këtë kohë, Vetëvendosje ka nisur viktimizimin, duke e akuzuar Prokurorinë Speciale për ftesën ndaj kryeministrit Kurti lidhur me dallaveret me rezervën shtetërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img