Site icon PrishtinaPress

Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, zyrtarisht e ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.

Njoftimi u bë nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla.

Kjo ka ndodhur gjatë Samitit të Diasporës, që po mbahet në Pallatin e Kongereseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”,- thuhet në video e publikuar nga Balla e më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, tha Balla.

Strategu brazilian ka arritur që ta kualifikojë kombëtaren “Kuq e Zi” në “EURO 2024”.

Shqipëria përfundoi si e para në grupin e saj, para Çekisë e Polonisë.

Kjo është hera e dytë që kombëtarja shqiptare kualifikohet në një Kampionat Evropian.

Hera e parë ishte në vitin 2016-të.

Exit mobile version