Rrahman Sylejmani, ish-epror i Policisë, e ka quajtur të ngutshëm vendimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që të lirohet objekti që shfrytëzohet nga strukturat paralele në Lagjen e Boshnjakëve.
Sylejmani potencoi se duhet të punohet drejt shtensionimit të situatës dhe të zhvillohen zgjedhjet.
“Ngjarjet e fundit dhe ky vendim i kryetarit tanishëm të Komunës veriore të Mitrovicës, i cili e ka shtyrë një herë a dy herë, për mendimin tim është vendim i ngutshëm pak, vet e dimë situata që është e tensionuar dhe ajo po ndodhën në vazhdën kur gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, po kërkojnë që të qetësohet situata dhe të mos ketë asnjë veprim nga asnjëra palë, pavarësisht pretekstit”, u shpreh Sylejmani në InfoMagazine në Klan Kosova.