Profesori Sylë Tahirsylaj është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë e bija e të ndjerit, Donika, përmes një postimi në Facebook.
“Miq , familjare te dashur ju njoftojme qe babai yne Prof. Dr.sci. Syle (Ramë)Tahirsylaj papritmas nderroi jete para pak çastesh”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Per detaje te vorrimit ju njoftojme!”
Tahirsylaj, ikonë e meteorologjisë, për shumë dekada kishte njoftuar kosovarët për motin që pritej të mbahej në vijim.