1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Syla shpërndanë videon e maunës me fotografinë e Putinit, i drejtohet Kurtit: E solle Serbinë në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke i thënë se e ka sjell Serbinë brenda në Kosovë.

Syla ka shpërndarë një video në Facebook, të maunës në të cilën shihet fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, e cila është parë duke qarkulluar në qytetin e Pejës.

“Ju erdhët në pushtet duke e fajësuar çdo politikanë të Kosovës që është ulur në tavolinën e diskutimit me Serbinë. Por, çfarë bërë ti sot, e solle atë në Kosovë. E këtë e bërë duke i’u referuar Kushtetutës së Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Këtë dëm që po ja bënë Kosovës kurrë nuk do ta falë historia”, shkruan ndër të tjera Syla.

Deputeti i AAK-së, në fund iu drejtua Kurtit duke i thënë se duhet të vazhdojë të punojë sepse nuk i ka mbetur edhe shumë kohë.

“Nuk të ka mbetur edhe shumë, atëherë ulu e puno për çdo qytetarët të Kosovës, sepse nuk mund ta njollosesh historinë e pastër të Kosovës”, shkruan Syla.

Ndërsa, në lidhje me kamionët që janë parë të lëvizin në Pejë, ku kishin të vendosur dy fotografi atë të presidentit rus, Vladimit Putin dhe shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq janë shoqëruar në polici dy vozitësit dhe po intervistohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img