3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Syla: Qeveria Kurti injoron arrestimet e ish-luftëtarëve në RMV, vazhdon me takime “vëllazërore”

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si injorim të situatës shqetësuese.

“Arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është shqetësim që do duhej të alarmonte menjëherë Kryeministrin e Kosovës”, shkruan Gazmend Syla në reagimin e tij.

Ai thekson se përkundër kësaj situate të rëndë, kryeministri vazhdon me takime “vëllazërore” mes dy qeverive.

Zyrtari i lartë i AAK-së përmend edhe incidentet e fundit në RMV, duke përfshirë heqjen e tabelave në gjuhën shqipe dhe maltretimin e Presidentes së Kosovës.

“Tani e kuptojmë se për çfarë bashkimi kombëtar po flitet – për bashkëvëllazërimin e vjetër titist”, vlerëson Syla, duke shtuar se “ashtu siç vdiq Tito, do të shuhen edhe mbetjet e fundit të ideologjisë së tij”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img