5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Syla pret në takim kolonelin kroat, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri të Kroacisë, kolonelin Drazhen Jozhef.

Jozhef ishte i shoqëruar nga atasheu kroat i Mbrojtjes, kolonel Stjepan Domjançiq dhe kapiteni Krunoslav Çrnugelj, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit, sipas njoftimit nga ministria e Mbrojtjes, palët diskutuan mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Syla theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se bashkëpunimi strategjik në mbrojtje është një element kyç për stabilitetin rajonal.

“Koloneli Jozef shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të përmirësuar sigurinë shtetërore. Ai vlerësoi përparimin e bërë nga Kosova në këtë drejtim dhe ofroi ndihmën e Kroacisë në trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave”.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për të intensifikuar komunikimin dhe vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë, duke synuar një bashkëpunim më të ngushtë dhe efektiv në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img