Gazetari Valon Syla me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar për videon e fundit të cilën e lansoi Lëvizja Vetëvendosje.
Syla tha se kjo video i shërben vetëm diplomacisë serbe, dhe se kështu dëmtohet vetëm imazhi i vendit tonë.
Ai ngriti edhe mëdyshje se kryeministri Albin Kurti mund të jetë i ‘kapur’ nga dikush, dhe se po e orientojnë kah po duan.
Duke e quajtuar “Luan me gjoks pule”, Syla nënvizoi se ky kryeministër po e sheh fundin e tij.
Reagimi i plotë:
E paska sos Vetëvendosja me kallxu qysh nuk i nështrohet Serbisë por jo Amerikës, kështu duke i shërby vec diplomacisë serbe me video…
Në stilin nuk kemi asgjë me Amerikë, por me Serbi, dhe se Amerika po i prezenton kërkesat e Vuçicit eshte lojë me ‘analfabeta funkcional’ që i kategorizon Kurti, që me mujt me demtu sa ma shumë mesazhin e BE dhe Amerikën dhe me mashtru turmën e cila na e pruni një turmokraci tê budallme në krye me Kurtin.
Kështu vetëm izolohet Kosova, dëmtohet dhe i dorëzohet krejt diplomacia mike perendimore si dhuratë Serbisë. Serbia ish dashtë me pagu miliarda për këtë mbështetje, ndërsa Kurti dhe VV po ja dhuron pa pare këtë lobi të fuqishëm diplomatik.
Dikush e ka kap keq Albin Kurtin për bishti. Po ja sill krytë kah po i vynë. Dhe këtu po avanson veç Serbia.
Luani me gjyks pule, po e sheh fubdin e tij. Po provon me izolu Kosovën veç me rujt pushtetin, dhe duke e kopjuar zbeht diktatorin Enver Hoxha që kinse e luftonte imperializmin kapitalist perebdimor, Kurti po e harron një fakt, se e ka KFOR’in brenda për dallim prej Enver Hoxhës.
Mos e merrni seriozisht këtë avanturist të vonuar politik… Se ka gjatë. Këta janë shkelmat e fundit të mashtrimit të tij të rradhës. Ai është një politikan i dobët i vendit ma të vogël në Evropë. Ju lidhne rrypin se vinë goditje diplomatike. Ky leshon pej edhe zbothet se sështë Luan. Thjeshtë babën e ka të Sokobinës e nonën e Hajkobillës. Qitu dikun i vendeve tona të vogla është… mos mendoni se është i planetit Mars ose Jupiter si Supermeni.
Albin nuk jemi me Vucicin, por as me ty kurrë skemi qenë se të kemi njoftë ma mirë se ata që të besuan e u deshpruan.