1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Syla për refuzimin e Begajt nga Abdixhiku: Ia bëri qefin një elektorati ish-jugosllav

Analisti Valon Syla ka reaguar lidhur me ‘tollovinë’ që u shkaktua pasi dje LDK nuk pranoi ta takojë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, jashtë selisë së partisë.

Syla, në një postim në Facebook, ka thënë se “arsyeja pse Lumir Abdixhiku është si Vjosa Osmani në shumë aspekte ka të bëjë me qëndrimet e vjetra të LDK’së alla ‘Bota Sot’ Anti-Tiranës Zyrtare”.

“Nuk jam për me ja bo Shqipërisë rrafsh dhe politikanëve atje qefin në çdo rast e mënyrë. Por, arsyeja pse Lumir Abdixhiku është si Vjosa Osmani në shumë aspekte ka të bëjë me qëndrimet e vjetra të LDK’së alla ‘Bota Sot’ Anti-Tiranës Zyrtare, me foret Nano, Millo, Majko, për me ja bo qefin një elektorati ish jugosllav, që i kanë ikë bashkë me Vjosën në Vetëvendosje…, rrezistoni edhe Shqipërisë, se pak keni armiq si Kosovë veç edhe Tirana dhe Presidenti aty, ju ka mbet me i prish marrëdhëniet”, ka shkruar ai.

Syla tha se kjo nuk është traditë kosovare e as shqiptare.

“Kjo s’është as traditë kosovare e as shqiptare. mikëpritja është kod tradicional shqiptar prej kohës së bronzit… dhe kjo po shkelet nga një parti që i thotë vetit tradicionale. Politika ka karakter, mos harroni, por ju po e tregoni veç po e kallxoni vetën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Se paska taku Presidentin e Shqipërisë LDK’ja

Nuk jam për me ja bo Shqipërisë rrafsh dhe politikanëve atje qefin në çdo rast e mënyrë. Por, arsyeja pse Lumir Abdixhiku është si Vjosa Osmani në shumë aspekte ka të bëjë me qëndrimet e vjetra të LDK’së alla ‘Bota Sot’ Anti-Tiranës Zyrtare, me foret Nano, Millo, Majko, për me ja bo qefin një elektorati ish jugosllav, që i kanë ikë bashkë me Vjosën në Vetëvendosje…, rrezistoni edhe Shqipërisë, se pak keni armiq si Kosovë veç edhe Tirana dhe Presidenti aty, ju ka mbet me i prish marrëdhëniet.

Kjo s’është as traditë kosovare e as shqiptare. mikëpritja është kod tradicional shqiptar prej kohës së bronzit… dhe kjo po shkelet nga një parti që i thotë vetit tradicionale. Politika ka karakter, mos harroni, por ju po e tregoni veç po e kallxoni vetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img