Site icon PrishtinaPress

Syla për reduktimet me rrymë: Qeveri e poshtër, dimrit me u nxe me çebe a?

Gazetari Valon Syla është shprehur i nevrikosur me Qeverinë Kurti pas reduktimeve të gjata që po bëhen me rrymë në vendin tonë.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, Qeverinë Kurti e quajti ‘Qeveri Nemozhë’, të paditur e të poshtër.

“Edhe mu shtrejtu rryma, edhe mi jep 90 milionë subvencionim pare të buxhetit edhe mos me pas rryme 6 ore në ditë, kjo kallxon krejt për një ‘Qeveri Nemozhë’, shmoklane, të paditur dhe me gjasë edhe të poshtër”, shkroi Syla.

Ai ka kërkuar që ta shkarkojnë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi sipas tij, në stinën e verës Kosova ka mbetur pa rrymë, ndërsa pyet se çka do të ndodhë dimrit.

“Qunu ecne ministren te shtëpija se verë është e na lat pa rrymë, po dimrit? Me çebe a? Por si do që të jetë, nginu Vetëvendosje qitash se e keni lyp. Nginu”, shkroi Syla.

Exit mobile version