Gazetari Valon Syla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala me 18 vite burg.
Syla shkrimin e tij e ka nisur me fjalët “shtrejtë po na kushton Kosova”.
Gazetari tutje ka përmendur krimet e Serbisë e Slobodan Millosheviq në Kosovë.
“Dikush duhet dhe do të jap përgjegjësi për mirëvajtjen e këtij tribunali” kishte deklaruar Kadri Veseli, i indinjuar me qasjen udbashe të prokurorisë speciale… e cila as aktakuzat si ka mbyllur plotësisht qe 4 vjet, e që i mban të mëdhejtë e UCKs peng në Hagë, e që gjykohen nga deshmitarë qe ishin pjesë e regjimit serb e jugosllav.” – ka thënë tutje ai.
Tutje, Syla është shprehur:
“Sa shtrejtë po na kushton Kosova. Politikanët që janë këtu le ta kuotojnë më seriozisht këtë e le ta ruajnë mirë, se çka po banë kjo tokë Kosove, njeriu smund e banë më”.
Ndryshe, Shala është dënuar për tri vepra të ndryshme: ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Për secilën prej akuzave, Specialja vlerësoi se kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta dëshmuar fajësinë e Pjetër Shalës.