Site icon PrishtinaPress

Syla: Osmani është inatçore, duke mos reaguar për sulmin ndaj meje ajo s’mbrojti Kushtetutën

Gazetari kosovar Valon Syla i ftuar në emisionin FRONTL të T7 ka folur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Syla është pyetur konkretisht për rastin e sulmit fizik ndaj tij të ndodhur ditë më parë dhe faktin se presidentja e vendit Vjosa Osmani s’ka reaguar fare, raporton Gazeta Express.

Syla ka thënë se presidentja Osmani ka kohë që nuk sillet si presidente e Kosovës dhe sipas tij fakti që s’ka reaguar tregon se ajo ka një “inat fëmijëror”.

Gazetari kosovar ka thënë se nëse Osmani nuk reagon, nuk e kryen detyrën e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe bën ndasi ndaj qytetarëve.

“Vjosa Osmani ka kohë që nuk sillet si presidente e Kosovës por si presidente e VV-së. Ajo ka probleme të inatit fëmijëror. Detyra e presidentes është që ta mbrojë Kushtetutën, lirinë e shprehjes dhe të gjitha liritë që garantohen. Nëse presidentja s’reagon, nuk e kryen detyrën e vet dhe nuk e mbron Kushtetutën, dhe bën ndasi ndaj qytetarëve të Kosovës. Jam qytetar lojal, dhe po të mos reagohet është inatçorllëk”, ka thënë Syla në FRONTAL të T7.

Për të njëjtën çështje ka folur edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka qenë i një mendimi me Sylën se presidentja Osmani është inatçore dhe se ka treguar papjekuri politike me mosreagimnin ndaj Valon Sylës.

“Ajo e tregon një papjekuri politike. Është shumë inatçore. I merr shumë personale gjërat. Tjetër gjë është çfarë mendoj unë per Vjosa Osmanin si presidente dhe tjetër si person privat. Ajo e ka inatin kaq të madh, sa që edhe në raste shumë të trishta si rasti i Valonit që të mos reagoj. Ky është një sinjal shumë i keq”, ka thënë Imer Mushkolaj.

Exit mobile version