Site icon PrishtinaPress

Syla: Ministrja lëshon Fatwa për me mbyllë një televizion, ka me pëlcitë kjo situatë

Valon Syla, gazetar ka thënë se ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, lëshon ”fetëa“ për ta mbyllur Klan Kosovën.

Sipas tij, këtij vendimi i ka prirë fushata e Lëvizjes Vetëvendosje kundër gazetarëve.

”Ministria e Tregtisë lëshon fetëa për me mbyllë një televizion, ka me pëlcitë kjo situatë”.

Gazetari Syla, ka thënë të hënën në Pressing të T7 se janë dy grupacione që bëjnë fushata linçuese virutale.

Sipas tij, këto dy grupe janë “mbështësit e Lëvizjes Vetëvendosje“, si dhe ”grupet ekstremiste fetare“.

”Në grupin mekryeminstrin ka qenë vëllai i Fitore Pacollit, tash ai grup është mbyllur tash është një tjetër“, tha Syla.

Ndërkaq, për grupet fetare ai tha se “50 për qind janë nga Maqedonia e Veriut dhe një pjesë nga diaspora si dhe pjesa tjetër brenda“.

Exit mobile version