-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Syla ministrave të Kurtit: Mos u nxeni me rrymë se shtrenjtë, vrasësi le të dorëzohet, e ju çka me bo

Gazetari Valon Syla ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti 2, pas deklaratave rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Syla ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila kërkoi që qytetarët të mos ngrohen me rrymë pasi çmimet po rriten.

Ai ka pasur kritika edhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili i kishte dhënë ultimatim vrasësit në Gllogjan që të dorëzohej.

Syla tha se duhet të ofrohen zgjidhje sepse, sipas tij, gjërat nuk rregullohen me këshilla.

“Ministrja Rizvanolli thotë mos u nxeni me rryme se shtrejt. Nime? E qysh me ja bo?Ministri Sveçla kërkon mu dorëzu vet vrasësi në Deçan. Pash jetën? E ju çka me bo?Çunu more jepni naj zgjidhje se nuk ndreqen sendet me këshilla, mendime, por me diçka, vepër”, ka shkruar Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img