Site icon PrishtinaPress

Syla me paralajmërim: Do të ketë arrestime të rënda për Qeverinë Kurti

Analisti Valon Syla ka bërë një paralajmërim duke thënë se në fund të muajit shtator do të ketë arrestimet brenda Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këto informacione i ka ka presidentja Vjosa Osmani.

“E harruan me përmend një fakt për Vjosa Osmanin, unë mendoj që Vjosa Osmani në esencë ka informacione që dikun kah fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të ketë arrestime të rënda për qeverinë Kurti dhe personat në fjalë të cilët ajo i ka mbrojtë…Do të ketë arrestime brenda qeverisë Kurti dhe për njerëzit të cilët janë aleatë të Gërvallës, të Kurtit…” – ka thënë ai në Pressing T7.

“Po flasim për krimet në sektorin e energjetikës, për zv/ministra të Kurtit të cilët janë në proces e sipër nga Prokuroria Speciale, madje të arrestohen dhe të përfundojnë si drejtori i KEK-ut që është në burg.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Exit mobile version