Analisti, Valon Syla, dje kritikoi qeverinë Kurti, duke thënë se Kurti “nuk don dhe nuk din me qeverisë”, ndërsa sot ka shkruar prapë në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se ka verifikuar çmimet e peletit dhe drurit, ndërsa ka shtuar edhe disa “dështimet tjera”, të cilat do t’i “kushtojnë edhe më tepër kosovarëve”.
“Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve”, ka shkruar Syla.
Ai tha që çmimi i peletit është 410 euro, sipas tij, më i shtrenjti në Ballkan, derisa tha që çmimi i drurit është 70 euro për metër.
“Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe ufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa. Nginu Vetëvendosje”, ka shkruar ai.