0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Syla ironizon me Kurtin për Asociacionin: “Nga luan, në zhapin”,” Jo Zajednicës, po Asociacionit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka “lëshuar bajrakun” për Asociacionin e komunave me shumicë serve. Pas 10 viteve rezistencë me të gjitha mjetet, ai dje ka treguar se e ka pranuar draftin e ri të BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në lidhje me këtë ka reaguar analisti, Valon Syla.

Syla më anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Asocicioni tregon se kush është Albin Kurti.

Per Albin Kurtin vlen fjala;

‘Se veprat janë se kush je në të vërtetë.

E fjalët janë vetëm pjesa se çka dëshiron me qenë, e smundesh, ose ske guxim me qenë’.

Niherë, Jo Negociata, Vetëvendosje

Pastaj, Vetëvendosje me vendos vet..

Tjeter, Po Negociata… e Asociacion Jo.

Krejt në fund Asociacion Po, por pa nënshkrim të Vucicit Jo”, ka shkruar Syla.

E neser, Albin Kurti vjen me një pozitë edhe ma të dobët nga krejt këto rrena e kopalla, e sidomos nga kopallat e fundit te tij, jo që po i thotë tash.

Pra, veprat i ka rrena, zbothje nga pozita e Luanit në pozitën e Zhapinit që krisma e parë e fsheh nën gurë e nëpër kaçuba”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla argumenton, sipas tij, se si Kurti nuk ka bërë asgjë për vendin.

Qe 15 vjet rren se ka me ardhe në pushtet me ndal Zajednicën… por jo. Se ky fjalet i ka, por veprat tregojnë se ky as një lule ska mbërri me mbjellë në Kosovë, veprat tregojnë edhe se ska njerëz, e as guxim të bëjë dicka.

Krejt cka din është me fol, me rrejt me tregu se kush ka qef me qenë, por që s’eshtë në të vërtetë.

A pe kuptoni tash, apo ende po ju vjen inati me pranu se jeni mashtru?

A po i çelni sytë kadale?” – thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img