Site icon PrishtinaPress

Syla i reagon minatorëve të Trepçës: Nginu Vetëvendosje, e dilni shkrunu në minimarkete

Gazetari Valon Syla, përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar për minatorët e Trepçës.

Syla tha se Trepçës së VV-së po i humbin 400 mijë euro dikun pa i regjistru hiç sipas Auditorit Gjeneral të Kosovës, ndërsa, minatorëve prej muajit maj qe 3 muaj nuk ju kane dalë as rrogat se s’ka.

Gazetari Syla pati edhe disa fjalë për minatorët, të cilëve ju tha se kështu është kur i besoni kopallave të Albinit, vjershave me rima pa shije e me doza marksiste e budallakishe, shtoi ai.

“Nginu Vetëvendosje minatorë të Trepçës…Nginu mirë, e dilni shkrunu në minimarkete tash te kojshit se nashta për zgjedhje ja u shlyn borxhet në fletore, marksistat hajduka të VVs…Nginu VV, se 20 vjet sen ska bo kerkush ketu, vec keta qe i deshtet fort”, shkruan Syla.

Exit mobile version