11 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Syla i hidhëruar: Këtë vit s’kam urime, jam i turpëruar që qeveria jonë na vendosi nën sanksione të aleatëve

Me tone të ashpra, hidhëruese, e madje edhe pikëlluese, gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj pushtetit në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, duke kritikuar pushtetit që një çerek shekulli më pas e ka vendosur vendin të sanksionuar nga po të njëjtët aleatë të cilët e kanë ndihmuat vendin të çlirohet.

“Bukëpërmys”, e quajti Syla qeverinë kosovare; ndërsa tha se këtë vit s’ka urime për vendin por se ndjen “marre dhe turp”.

Postimi i plotë:

Po shohë shumë urime për ditën e çlirimit të Kosovës, por pak kritika që sot pas 25 vjetorit të këtij çlirimi jemi me sanksione të izoluar po nga ata miq e faktorë që na mundësuan këtë çlirim si Amerika, Britania dhe të gjithë aleatët e NATOs.

E përjetova socializmin Jugosllav e kosovar, okupimin, represionin e pastrimin etnik, luftën, jetën e refugjatit, çlirimin dhe lirinë, pavarësinë e shtetbërjen… por nuk ma kishte marrë mendja kurrë që një ditë, e sidomks sot pas 25 viteve Qeveria e vendit tim do të ishte bukëpërmyse ndaj atyre që na çliruan.

Unë nuk jam bukëpërmys.

Faleminderit NATO, Amerikë, e Britani, BE dhe mbi 100 aleatë që e njohët Republikën e Kosovës, të vendit tim qê skam rezervë tjetër e as pasaporta tjera si Kryeministri e Presidentja e tij.

Po me vjen marre nga ju miq të çlirimit. Ehde nuk ishte vetëm çlirim por një mrekulli për popullin shqiptar.

Turp për Qeverinë e Albin Kurtit dhe karakterin e tij bukëpërmys, Zoti i marroftë përcjellësit vet të vegjël të pa dijshëm, të pa Zot e besa edhe të poshtër e të ligë.

Ju minionë të Albin Kurtit nuk e meritoni këtë festë, sepse jeni kundër çdo vlere të këtij çlirimi sot 25 vjet më parë.

Për qytetarë e patriotë kosovarë, heshtja e juaj është vetëm aprovim i kësaj gjendje politike.

A jeni edhe ju bukëpërmys dhe meritor për sanksione nga Amerika, BE dhe vendet kryesore të NATOs?

Apo jeni vetëm për urime dhe përshëndetje sot?

A e meritoni edhe ju këtë festë sot?

A e meritoni këtë Qeveri?

Këtë vit, s’kam urime, por ndjej marre e turp qysh jemi mbet kakleca prej burrave, të pa zot dhe larg aleatëve që i deshpruam krejt ata që na ndihmuan, ranë në luftë dhe e çliruan Kosovën, si NATOn dhe UCKn.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img