Analisti Valon Syla ka thënë se kryeministri Kurti, sipas tij, nuk ka treguar një kuptim të plotë të situatës politike në Maqedoni të Veriut. Ai e kritikoi Kurtin, duke thënë se ai kurrë nuk arriti të lexojë situatën në Maqedoninë e Veriut dhe se shkonte atje “me prish punë në një vend te shqiptarët”.
“Albin Kurti absolutisht nuk e ka lexu kurrë situatën në Maqedoni, është shku me i bë opozitë, me prish punë në një vend te shqiptarët kur kanë qenë gati partitë shqiptare me u ba bashkë edhe me qit një shqiptar tjetër të UÇK-së në krye të Maqedonisë së Veriut, ky vonë e ka marrë vesh çfarë po ndodh dhe tërhiqet me presion ndërkombëtar”, ka deklaruar Syla në “Pressing”.