3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Swansea 2-2 Chelsea

Chelsea ka barazuar me Swansean me rezultat 2-2.
Blutë ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Goli i parë erdhi nga Diego Costa në minutën e 18-të pas një asistimi nga Oscar dhe me rezultatin 0-1 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë brenda tre minutave me anë të Gylfi Sigurdsson (59’) dhe Leroy Fer (62’).

CsFkoHnWgAEIMPi

Por, me këtë rezultat nuk u pajtua Costa, i cili në minutën e 81-të shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2. Por, këtë herë spanjolli shënoi një gol fantastik, i cili mund të jetë edhe më i miri i javës.
Pas këtij barazimi Chelsea renditet në vendin e dytë me dhjetë pikë, dy më pak se Manchester City në vendin e parë. Kurse Swansea ngjitet në vendin e 13 me katër pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img