5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Svelça: Djali i Vuçiqit hyri si qytetar i thjeshtë – policia s’gjeti armë në eskortën e tij

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dje në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë.

Ai tha se pas shfaqjes së tij me bluzë provokative, polica ka marrë vendim që ta ndalin dhe ta kontrollojnë.

“Ai pastaj është shfaqur në Graçanicë me bluzë provokatikve, por policia ka marrë vendim që të ndalin dhe të kontrollojnë veturat që janë sjellur në mënyrë të çuditshme”.

“Atij i është kërkuar, gjë që është realizuar, heqja e kësaj bluze me mesazh provokativ dhe me kaq ka përfunduar e gjitha dhe ata janë larguar për në Serbi”, është shprehur Sveçla.

Tutje, Sveçla tha se Vuçiq është gënjeshtar kronik, pasi sipas tij, djali i tij s’është ndaluar tri herë, por vetëm një herë – në dalje të Prishtinës.

“Me gjasë ka hyrë në Merdare, patjetër që policia e di. Kur është bërë kontrolli ndaj tij, s’është gjetur asgjë e dyshimtë. Sikur të ishte gjendur ndonjë armë, policia e kishte pasur obligim që të ndërmarrë hapat e duhur.

“Nëse dikush nga ta do të kishte armë, policia do t’i zbulonte. Kontrolli ishte i detajuar mjaftueshëm për të zbuluar armë ilegale nëse do të kishte në eskortë”, tha Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img