Site icon PrishtinaPress

Sveçla viziton Jarinjën e Bërnjakun: Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Nga kjo vizitë, Sveçla tha se pau motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policorë.

Sipas tij, këta të fundit janë në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë dhe me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”, shkroi Sveçla në facebook.

Exit mobile version