Site icon PrishtinaPress

Sveçla thotë se Srpska po i detyron serbët në Veri të nënshkruhen për protestë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tregon se si serbët e Kosovës po jetojnë nën trysni dhe kërcënime nga Beogradi.

Ai ka ndarë pamje teksa qytetarët shihen duke u nënshkruar për protestë, në mënyrë që më vonë të ndërmarrin veprime ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë.

Ministri Sveçla shkruan se “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë qëndrojnë të angazhuara e përkushtuara maksimalisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”.

Postimi i tij i plotë:

Exit mobile version