-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Të ardhurat mesatare mujore të zyrtarëve që protestuan sot, janë mbi 2.200 euro

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla la thënë se Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë.

Sveçla tha se me marrjen e mandatit, pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës i kanë gjetur pa uniforma, pa pajisje mbrojtëse për jetën e tyre, pa kushte të punës e me ushqim të mangët e jo cilësor.

“Nga marrja e mandatit, deri në votimin e buxhetit për vitin 2024, kemi rritje për mbi 30% në buxhetin total të Policisë, përderisa, në investimet kapitale kemi rritje për 300%. Nga viti 2021, buxheti për pajisje operacionale është 21-fishuar. Në vitin 2021, buxheti ka qenë më pak se gjysmë milioni për pajisje operacionale ndërsa këtë vit është mbi 9 milionë euro”, tha ai.

Derisa theksoi se synim gjithmonë ka qenë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi i pajisjeve që mbrojnë jetën e zyrtarit policor si dhe trajtimi dinjitoz e i drejtë i tyre.

“Për ne, ka qenë gjithmonë synim përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi i pajisjeve që mbrojnë jetën e zyrtarit policor si dhe trajtimi dinjitoz e i drejtë i tyre, teksa për dallim nga kohërat e mëhershme, kur kompensimet për angazhimet shtesë nuk janë zbatuar fare, ne kemi kompensuar ato pa vonesa. Të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro. Angazhimi ynë për shtet dhe forcim të tij do të jetë i pakursyer dhe i pandalshëm me të gjithë ata të cilët përkundër sfidave e kanë vullnetin”, tha tutje Sveçla në Facebook.

Teksa ka falënderuar të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme e veçanërisht të Policisë së Kosovës për angazhimin dhe sakrificën drejt një shteti të drejtë dhe prosperues.

Ndryshe, rreth 40 pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë dalë në protestë sot para ndërtesës së Qeverisë.

Pjesëtarët e policisë të veshur me uniforma, po shprehin pakënaqësinë e tyre rreth shumës së shtesës së rrezikshmërisë e cila u aprovua në mbledhjen e Qeverisë të premten e javës së kaluar

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img