3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla takon emisarin britanik, në fokus siguria në veri të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku temë diskutimi ka qenë siguria në veri të vendit.

Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në veriun e vendit. Ministri Sveçla shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë dhe përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në njoftim po ashtu thuhet se ky takim u vlerësua nga të dyja palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img